Albana Bunjaku për Kosova Info: Vetëm LDK-ja i hap dyert e Evropës për Kosovën

Kandidatja e LDK-së nga diaspora, Albana Bunjaku, u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në zgjedhje në mënyrë të qetë, demokratike dhe me përgjegjësi qytetare.

Ajo ka apeluar veçanërisht te mërgata që të reflektojë mbi votën e saj, duke theksuar se diaspora nuk duhet të përsërisë gabimet e zgjedhjeve të kaluara. Sipas Bunjakut, Lidhja Demokratike e Kosovës mbetet alternativa më e mirë për integrimin evropian të vendit.

“Vetëm me LDK-në, Kosova mund t’i hapë më shpejt dyert drejt Evropës, ashtu siç ka ndodhur në periudhat kur vendi ka bërë hapat më të rëndësishëm në proceset integruese. LDK është formula për Kosovën në Evropë dhe për diasporën në Kosovë”, ka deklaruar Albana Bunjaku për Kosova Info.

Go to TOP