Hamiti: Kosovës e keqja i vjen prej pushtetit të Kurtit dhe këtyre që janë rreshtuar me të në këto 5-6 vite
Zyrtari i LDK-së, Muhamet Hamiti, ka vlerësuar se Kosovës e keqja i vjen prej pushtetit të Albin Kurtit.
Ai ka bërë me dije se e njëjta i keqe vendi i vjen edhe nga ata që i kanë shërbyer kryetarit të VV-së për këto 5-6 vite.
Në profilin e tij në Facebook, Hamiti ka shkruar se tani ka ardhur koha që qytetarët të refuzojnë këtë klasë politike.
“Kosovës e keqja i vjen prej pushtetit të Albin Kurtit dhe këtyre që janë rreshtuar me të në këto 5-6 vite të sundimit të tij. Kosova po përjeton stagnim ekonomik, korrupsion masiv qeveritar, rritje të kostos së jetës, varfërim të qytetarëve, paralizë të institucioneve kryesore të shtetit, shkelje kushtetuese serike. Për herë të parë në historinë e Kosovës, i vuajtëm për dy vjet e gjysmë edhe sanksionet e BE-së për fajin e tyre. Kosova është në gjendjen më të keqe prej pavarësisë edhe në sytë e botës. Ka ardhur koha që qytetarët e Kosovës ta refuzojnë këtë klasë politike të dëmshme për vendin. T’i thonë jo me votë të dielën, më 7 qershor”, ka shkruar ai.
