Forcohet bashkëpunimi Kosovë-Francë në luftën kundër krimit e korrupsionit

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj, ka pritur në takim një delegacion nga Franca, të udhëhequr nga prokurori francez Cyril Lacombe.

Gjatë takimit u diskutua për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional ndërmjet Kosovës dhe Francë, si dhe për intensifikimin e përpjekjeve në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Palët vlerësuan bashkëpunimin e deritanishëm mes institucioneve të drejtësisë së Kosovës dhe Francës, duke e cilësuar atë si të rëndësishëm për avancimin e sundimit të ligjit dhe rritjen e efikasitetit institucional.

Përfaqësuesit francezë shprehën mbështetjen e plotë për Prokurorinë Speciale në përmbushjen e mandatit të saj, duke theksuar rëndësinë e vazhdimit të reformave dhe forcimit të sundimit të ligjit.

Nga ana e tij, kryeprokurori Isufaj falënderoi delegacionin francez për mbështetjen e vazhdueshme, duke theksuar se partneriteti ndërkombëtar mbetet kyç për forcimin e kapaciteteve institucionale dhe luftën kundër fenomeneve kriminale.

Po ashtu paraprakisht kryeprokurori Isufaj ka pritur në një takim lamtumirës Shefin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano.

Kryeprokurori Isufaj shprehu mirënjohjen e tij për bashkëpunimin e ngushtë dhe mbështetjen që EULEX-i i ka ofruar Prokurorisë Speciale.

Ndërsa, Giovanni Pietro Barbano, vlerësoi bashkëpunimin e zhvilluar me Prokurorinë Speciale dhe riafirmoi angazhimin e EULEX-it për të vazhduar mbështetjen ndaj institucioneve të drejtësisë. /Kosova.info/

Go to TOP