Vazhdohet marrëveshja ndërkombëtare në Kosovë për osteopatinë
Sot, në Ministrinë e Shëndetësisë, zyrtarisht u rinovua marrëveshja ndërkombëtare ndërmjet drejtorit të SIOP dhe presidentit Kairos Osteopathy, Tommaso Ferroni, dhe drejtorit të Shërbimit Klinik Universitar të Kosovës dr. Elvir Azizi.
Rinovimi i marrëveshjes u shënua me konferencë në auditor para autoriteteve më të larta qeveritare, universiteteve, spitaleve, forcës ushtarake të NATO-s KFOR-it dhe OJQ-ve lokale. Ferroni prezantoi të dhënat e jashtëzakonshme të 3 viteve misione: mbi 1.000 fëmijë të trajtuar
Interesi për osteopatinë këtu është shumë i lartë: është kërkuar mbështetje aktive për të hedhur bazat për një ligj kombëtar që njeh profesionin dhe për të filluar arsimin universitar.
Ndërkohë misioni nuk ndalet: deri të premten do të jemi në çdo repart për të trajtuar shumë më shumë pacientë të vegjël. /Kosova.info/
