Abdixhiku nga Dragashi e Prizreni: Energjia e qytetarëve po e çon përpara ndryshimin
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka vijuar aktivitetet elektorale në Dragash dhe Prizren, ku ka marrë mbështetje të madhe nga qytetarët.
Në Dragash, Abdixhiku u shpreh mirënjohës për pritjen dhe energjinë e treguar nga banorët duke e cilësuar mbrëmjen si të paharrueshme. Ai theksoi se mbështetja e qytetarëve është dëshmi e besimit për ndryshim, ndërsa prezantoi edhe kandidatet Arijeta Skeraj (nr. 48) dhe Kaltrina Krasniqi (nr. 83).
Ndërkaq, në tubimin e mbajtur në Prizren, Abdixhiku vlerësoi rolin historik dhe kulturor të qytetit duke e cilësuar atë si një ndër zërat më të rëndësishëm të Kosovës. Ai theksoi se qytetarët e Prizrenit kërkojnë zhvillim, dinjitet dhe perspektivë, jo premtime boshe.
Gjatë fjalës së tij, ai prezantoi prioritetet e programit të LDK-së duke përfshirë investimet për krijimin e vendeve të punës, përmirësimin e arsimit dhe shëndetësisë, si dhe ndërtimin e një shteti funksional në shërbim të qytetarëve.
Në këtë qytet, Abdixhiku prezantoi edhe kandidatët për deputetë: Anton Quni (nr. 10), Haxhi Avdyli (nr. 15), Festim Kabashi (nr. 41), Fatmir Memaj (nr. 80), Shaban Osmanaj (nr. 82) dhe Pajtesa Aliu Krasniqi (nr. 91).
Në përmbyllje, Abdixhiku u shpreh se energjia e qytetarëve në këto tubime është sinjal i qartë se ndryshimi është në rrugë dhe se LDK-ja po fiton gjithnjë e më shumë mbështetje në terren. /Kosova.info/
