Gashi mobilizon mbështetësit në Prishtinë e Lipjan: Bashkë për rikthimin e shpresës dhe zhvillimit

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Xhafer Gashi, me numër 31, ka përmbyllur fundjavën me një takim mobilizues së bashku me Degën 2 në Prishtinë.

Në fjalën e tij para mbështetësve, Gashi theksoi se kryeqyteti vazhdon të mbetet bastion i LDK-së duke shtuar se angazhimi i përbashkët synon rikthimin e shpresës, besimit dhe zhvillimit për të gjithë qytetarët.

Ai bëri thirrje për bashkim dhe përkrahje në zgjedhjet e ardhshme duke ftuar qytetarët që t’i bashkohen vizionit të LDK-së.

Gashi gjithashtu paralajmëroi takimin e radhës në Lipjan, të cilin e cilësoi si qytet të LDK-së dhe të frymës rugoviane, nën udhëheqjen e kryetarit Imri Ahmeti.

Sipas tij, mbështetja për LDK-në po rritet në të gjithë Kosovën, ndërsa theksoi synimin për “bashkimin e madh” me Vjosa Osmani Presidente dhe Lumir Abdixhiku Kryeministër.

Në fund, ai falënderoi qytetarët për përkrahjen duke e cilësuar atë si motiv shtesë për kthimin e shpresës në vend. /Kosova.info/


Go to TOP