Fluturimet në Aeroportin e Munihut pezullohen pas raportimit të një droni

Fluturimet në Aeroportin e Mynihut u ndalën përkohësisht të shtunën, pasi u raportua një shfaqje e mundshme e një droni në afërsi të pistave.

Sipas autoriteteve, dy pilotë kishin njoftuar se kishin vërejtur një objekt të dyshimtë rreth orës 09:00 të mëngjesit.

Menjëherë pas raportimit, në koordinim me kontrollin ajror gjerman, autoritetet e sigurisë morën vendim për mbylljen e përkohshme të pistave, duke pezulluar operimet ajrore. Në vendngjarje u angazhuan forca të shumta policore për verifikimin e situatës.

Pas kontrollimeve, nuk u konstatua asnjë kërcënim për sigurinë e publikut apo të aeroportit. Fluturimet u rifilluan rreth orës 10:05 të mëngjesit, ndërsa autoritetet aeroportuale konfirmuan se situata është normalizuar plotësisht.

Go to TOP