Gashi: Prishtina bashkohet rreth LDK-së, mbështetje e fuqishme nga dega 5
Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Xhafer Gashi, me numër 31, ka theksuar unitetin dhe mobilizimin e strukturave të partisë në kryeqytet.
Përmes një mesazhi publik, Gashi u shpreh se Prishtina po vazhdon të qëndrojë e bashkuar duke reflektuar energji, vullnet dhe një vizion të përbashkët për të ardhmen. Sipas tij, dega 5 në Prishtinë mbetet një ndër shtyllat kryesore të mbështetjes për udhëheqjen e LDK-së.
Ai falënderoi kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, për organizimin dhe punën që po bëhet në kryeqytet duke e cilësuar atë si një kontribut të rëndësishëm në forcimin e strukturave dhe rritjen e besimit qytetar.
Në fund, Gashi bëri thirrje për bashkim dhe përkrahje më të gjerë qytetare duke ftuar të gjithë që t’i bashkohen vizionit të LDK-së në këtë proces zgjedhor. /Kosova.info/
