Kosova pa Zhegrovën e Dellovën në miqësorët e qershorit
Kombëtarja e Kosovës do të jetë pa Lumbardh Dellovën dhe Edon Zhegrovën në këtë grumbullim për miqësoret ndaj Çekisë dhe Andorrës.
FFK ka bërë të ditur se Dellova është liruar nga kampi pas lëndimit të pësuar të hënën me CSKA Sofian në ndeshjen kundër Ludogoretsit. Pas ekzaminimeve nga stafi mjekësor i Kombëtares, është konfirmuar se mbrojtësi ka pësuar frakturë në shputën e këmbës, çka do ta mbajë jashtë fushës për një periudhë më të gjatë se ky kamp.
Ndërkohë, Edon Zhegrova nuk do t’i bashkohet Kombëtares për arsye personale.
Lajm i mirë për “Dardanët” është rikthimi i Betim Fazlijit. Futbollisti i St. Gallenit do t’i bashkohet kampit nga 28 maji, duke u rikthyer në fanellën e Kosovës pas një kohe të gjatë.
Kosova vazhdon nesër përgatitjet me stërvitjen e radhës që mbahet nga ora 11:00 në Kampin Nacional në Hajvali.
