Gjini: Mbështetja e fuqishme për bizneset dhe hapja e perspektivave për të rinjtë, shtyllat tona kryesore

Gjini: Mbështetja e fuqishme për bizneset vendore dhe hapja e perspektivave për të rinjtë mbeten shtyllat tona kryesore

Kryetari i AAK-së Ardian Gjini vazhdoi aktivitetin në terren para zgjedhjeve të 7 qershorit. Kësaj here qëndroi në Anamoravë.

Ai tha se Anamorava ka nevojë për rikthim urgjent të vëmendjes së nivelit qendror dhe të investimeve dhe prandaj para qytetarëve shpalosëm zotimet tona, ku mbështetja e fuqishme për bizneset vendore dhe hapja e perspektivave për të rinjtë mbeten shtyllat tona kryesore.

Postimi i plotë:

Sot bashkë me kandidatët tanë për deputetë, qëndruam në Anamoravë, në disa takime të ndara në Gjilan dhe Kamenicë, për të parë nga afër potencialin ekonomik dhe për të dëgjuar zërin e qytetarëve tanë.

Në Gjilan takuam qytetarë dhe strukturat tona, për të vazhduar më pas te fabrika e mobiljeve “Pallma”, një shembull i shkëlqyer i ndërmarrësisë dhe zhvillimit vendor dhe te kompania për prodhimin e mobilieve Euro Model, me pronar Xhevat Dushica.

Vizitën në këtë komunë e përmbyllëm me plot emocione dhe krenari në Kullën e Bashkimit në Kosaqë.

Në Kamenicë ndërkaq, vizituam fabrikën e ujit “Qua Fix” për të ofruar mbështetjen tonë të plotë për prodhuesit vendorë. Këtë vizitë në Anamoravë e përmbyllëm në mënyrën më të mirë të mundshme, në një bashkëbisedim frymëzues me rininë e mrekullueshme të Kamenicës.

Anamorava ka nevojë për rikthim urgjent të vëmendjes së nivelit qendror dhe të investimeve. Prandaj, sot para qytetarëve shpalosëm zotimet tona, ku mbështetja e fuqishme për bizneset vendore dhe hapja e perspektivave për të rinjtë mbeten shtyllat tona kryesore. 

Go to TOP