Namazi i Bajramit falet në ora 06:30 në Shqipëri

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka njoftuar të gjithë besimtarët
myslimanë se Kurban Bajrami do të falet ditën e mërkurë, më 27 maj, në
Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Tiranë.


Sipas njoftimit zyrtar, në ora 06:00 do të hapet programi, ndërsa
falja e namazit të Bajramit do të nisë nga ora 06:30.


Gjithashtu bëhet e ditur se pritjet tradicionale me rastin e festës
së Kurban Bajramit do të zhvillohen në selinë e KMSH-së, nga ora 09:00
deri në orën 12:00.


PROGRAMI I PLOTË I FALJES SË KURBAN BAJRAMIT:


06:00 – Hapja e programit


06:05 – Lexim Kurani, Hafiz Enes Hyka


06:10 – Fjala përshëndetëse e Kryetarit të KMSH-së, H. Bujar Spahiu


06:20 – Ligjëratë nga Nënkryetari i KMSH-së, z. Taulant Bica


06:30 – Falja e namazit të Bajramit, prin Kryetari i KMSH-së


06:35 – Hutbeja e Bajramit nga Myftiu i Tiranës, z. Bilal Teqja


Ftojmë të gjithë besimtarët që brenda mundësive të pajisen me sixhade për të qenë sa më komod gjatë faljes.

Go to TOP