Gjendet personi i humbur në Reqan pas kërkimeve gjatë natës
Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim ka njoftuar se është gjetur personi i raportuar si i humbur në fshatin Reqan të Prizrenit, pas një operacioni kërkimi që zgjati gjatë gjithë natës.
Sipas njoftimit, personi është lokalizuar në orët e para të mëngjesit, ndërsa operacioni është zhvilluar në koordinim me zjarrfikësit e Prizrenit dhe Policinë e Kosovës.
Nga shoqata kanë bërë të ditur se aksioni ka përfunduar me sukses falë angazhimit dhe bashkëpunimit të të gjitha ekipeve të përfshira në terren.
“Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit për angazhimin dhe përkushtimin në këtë operacion”, thuhet në njoftimin e Shoqatës së Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim.
Nuk janë bërë të ditura detaje shtesë lidhur me gjendjen shëndetësore të personit të gjetur. /Kosova.info/
