Rama: Së shpejti nisin punimet për Parkun Memorial dhe Bibliotekën Presidenciale “Ibrahim Rugova” në Velani
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se projekti për ndërtimin e Parkut Memorial dhe Bibliotekës Presidenciale “Ibrahim Rugova” në zonën e Velanisë në kryeqytet është në fazën përfundimtare të procedurave dhe pritet të nisë së shpejti.
Sipas Ramës, ky projekt përfaqëson më shumë se një investim infrastrukturor, duke u cilësuar si një monument i kujtesës shtetërore dhe i trashëgimisë politike e historike të Kosovës.
Ai theksoi se Komuna e Prishtina ka ndarë buxhetin e nevojshëm për realizimin e projektit, ndërsa punimet pritet të fillojnë pas përfundimit të të gjitha procedurave administrative.
Parku Memorial dhe Biblioteka Presidenciale “Ibrahim Rugova” synon të shndërrohet në një hapësirë që bashkon historinë, dijen dhe kujtesën kombëtare, duke nderuar figurën e presidentit historik dhe rolin e tij në procesin e pavarësisë së Kosovës. /Kosaova.info/
