Ardian Gjini pritet ta marrë drejtimin e AAK-së në Kuvendin Zgjedhor
Ardian Gjini pritet të zgjidhet sot kryetar i ri i Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, në Kuvendin Zgjedhor që do të mbahet nga ora 11:30.
Kandidatura e Gjinit për drejtimin e partisë është konfirmuar zyrtarisht, ndërsa ai konsiderohet favorit për ta marrë udhëheqjen e subjektit pas një periudhe të gjatë të dominimit politik nga Ramush Haradinaj.
Haradinaj udhëhoqi AAK-në për 26 vjet dhe gjatë karrierës së tij politike shërbeu dy herë si kryeministër i Kosovës. Ai ishte gjithashtu pjesë e proceseve gjyqësore në Hagë, nga të cilat doli i pafajshëm.
