Rama ndan momente familjare: Kosova, shkolla më e bukur e dashnisë për natyrën

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndarë një mesazh të ngrohtë familjar duke theksuar lidhjen e veçantë që djali i tij ka krijuar me natyrën e Kosovës.

Ai bëri të ditur se që nga kthimi për të jetuar në vendlindje, familja e tij shfrytëzon çdo fundjavë për të eksploruar bukuritë natyrore të Kosovës duke vizituar vende të reja dhe duke kaluar kohë cilësore së bashku.

“Këto momente janë mësimi ma i bukur për dashninë ndaj natyrës dhe vendit tonë”, u shpreh Rama duke vënë në pah rëndësinë e edukimit të brezave të rinj përmes përvojave të drejtpërdrejta në natyrë.

Ky mesazh i tij vjen si një thirrje e heshtur për më shumë kujdes dhe vlerësim ndaj pasurive natyrore që ofron Kosova. /Kosova.info/


Go to TOP