Xhafer Gashi mobilizon strukturat e LDK-së për zgjedhjet e 7 qershorit

Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Xhafer Gashi me numër 31, ka zhvilluar një takim me kryesinë dhe kryetarët e nëndegëve, ku është diskutuar organizimi i fushatës zgjedhore dhe koordinimi i aktiviteteve në terren.

Gjatë këtij takimi, Gashi theksoi rëndësinë e angazhimit të strukturave partiake për të siguruar një mobilizim sa më të madh në mbështetje të listës së LDK-së me numër 113, si dhe për kandidatët kryesorë të saj, përfshirë Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku.

Po ashtu, në bashkëbisedim me listën e asamblistëve, u diskutua për organizimin e takimeve elektorale dhe rritjen e prezencës në terren, me fokus mobilizimin për zgjedhjet e 7 qershorit.

Gashi u shpreh i bindur se përmes një organizimi të mirë dhe mbështetjes së qytetarëve, LDK do të arrijë një rezultat të suksesshëm në këto zgjedhje. /Kosova.info/


Go to TOP