Kastrioti e bënë hapin e parë drejt titullit të kampionit
Kastrioti i Ferizajt e ka bërë hapin e parë drejt titullit të kampionit të Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.
Të mërkurën në arenën “Bill Clinton”, në praninë e afro 2000 shikuesve, Kastrioti e mposhti Rahovecin me rezultat 37:31. Ishte kjo finalja e parë e plejofit. Tani Kastriotit i duhen edhe dy fitore për t’u shpallur kampion. Ndeshja e dytë finale është të shtunën në Rahovec.
10 minutat e parë të ndeshjes ishin të barabartë. Më pas ferizajasit realizuan seri prej 7:0 për epërsinë 15:9 e 17:10.
Më pas “vreshtarët” nuk ia dolën të afrohen në rezultat, ndonëse përpjekjet nuk i ndalën.
Jeton Bislimi i realizoi 8 gola për Kastriotin. Nga 6 i shënuan Festim Mustafa e Albin Ahlin. Si zakonisht, me shumë pritje u dallua Wadi Chebbi.
Egzon Gjuka i shënoi shtatë gola për Rahovecin. Nga pesë i realizuan Ardit Tafilaj, Mali Luzha e Guilherme Fernandes. /Kosova.info/
