Sadiku: Parukerët dhe berberët janë shtyllë e punës së ndershme

Kandidati për deputet nga LDK, Ermal Sadiku, ka shprehur mbështetje për profesionistët e sektorit të parukerisë dhe berberëve duke e cilësuar punën e tyre si të ndershme, dinjitoze dhe fisnike.

Në një reagim publik, Sadiku i inkurajoi ata të vazhdojnë punën me përkushtim, të respektojnë obligimet tatimore dhe të mbajnë krenarinë për profesionin e tyre.

Ai gjithashtu kritikoi ashpër ata që, sipas tij, i ofendojnë këto profesione duke thënë se nuk e kuptojnë sakrificën e përditshme të punës, përfshirë përkushtimin për të hapur bizneset herët, për të shërbyer klientët dhe për të krijuar vlerë për familjen dhe shoqërinë.

Sadiku e përmbylli mesazhin e tij me një shprehje të drejtpërdrejtë mbështetjeje për këtë komunitet: “Ju dua.” /Kosova.info/

Go to TOP