Petrit Hoxhaj del hapur në mbështetje të Vjosa Osmanit dhe LDK-së
Asambleisti Petrit Hoxhaj ka bërë të ditur se në zgjedhjet e 7 qershorit do ta mbështesë Vjosa Osmanin dhe Lidhja Demokratike e Kosovës me numrin 113, shkruan Kosova.info.
Përmes një postimi publik, Hoxhaj tha se ka marrë tashmë vendimin e tij politik, pavarësisht kërkesave nga miq të ndryshëm për të mbështetur kandidatë të Lëvizja Vetëvendosje.
Ai theksoi se kjo mbështetje nuk është vetëm personale, por edhe e familjes së tij, miqve dhe shokëve, duke shtuar se do të jenë “krah për krah në karvanin e madh të bashkimit të Vjosa Osmanit me LDK-në”.
Hoxhaj u shpreh se Kosovës i duhet unitet, frymë e re dhe njerëz që punojnë për shtetin duke respektuar partnerët ndërkombëtarë.
Në fund të mesazhit të tij, ai bëri thirrje që më 7 qershor qytetarët ta mbështesin LDK-në me numrin 113.
