Gashi nga Mramori: Mbështetje e fuqishme për LDK-në dhe mobilizim për zgjedhjet e 7 qershorit
Kandidati për deputet, Xhafer Gashi, ka zhvilluar një takim me qytetarët në Mramor, së bashku me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe presidenten Vjosa Osmani, ku u diskutua për mobilizimin në prag të zgjedhjeve nacionale të 7 qershorit.
Gashi bëri të ditur se bashkëbisedimi me banorët e kësaj zone ishte i ngrohtë dhe me mesazhe të qarta në mbështetje të LDK-së dhe bashkimit të spektrit të djathtë politik.
“Sikurse gjithmonë, Mramori foli qartë dhe fuqishëm në përkrahje të vizionit tonë për një Kosovë më të zhvilluar dhe më të fuqishme,” u shpreh ai.
Sipas tij, përkrahja dhe besimi i qytetarëve mbeten motiv shtesë për të vazhduar angazhimin politik me përkushtim dhe përgjegjësi, deri në arritjen e objektivave të vendosura.
Në fund, Gashi falënderoi qytetarët për mikpritjen dhe mbështetjen duke theksuar rëndësinë e unitetit në prag të zgjedhjeve. /Kosova.info/
