Ymeri tregon se kë paguajnë qytetarët për një faturë të energjisë elektrike

Kandidatja e LDK-së për deputete, Janina Ymeri, ka shpjeguar se si ndahen kostot për faturë elektrike pa përfshirë TVSh-në.

Përmes një video në profilin e saj në Facebook, ajo ka treguar në detaje se ku shkojnë parat e qytetarëve që paguajnë faturat e energjisë elektrike.

Sipas saj, ato para shkojnë te disa institucione.

“Leximi i faturës elektrike është pa dyshim kërkesa më e shpeshtë që e kam pranuar dhe me këtë video kam shpjeguar shumë thjeshtë se si ndahen kostot për faturë elektrike pa përfshirë TVSh në. Pra për konsum që në total është 41.32 Euro. 23.55 Euro janë për furnizues ose Kesco. 13.22 Euro për distribuim të energjisë elektrike ose KEDS. 3.31 Euro për KOSTT ose transmision (e Kosovës). BRE është fondi për rrymën nga Burimet e Ripërtrirshme. Tani shtohet 2.32 cent tarifa fikse edhe bashkë 43.64 Euro”, ka shkruar ajo, duke dhënë detaje tjera.

“Shumë prej kush mund të pyesni ku është KEK, tarifa e KEK si e ndarë nuk ekziston por përfshihet bashkë me kosto tjera të Kescos tek 23.55 Euro. Nëse rastësisht ka prodhim për të mbuluar humbjet që vite e më pak po ndodh, ka mundësi që edhe KEDS përfshin rrymën e KEK-ut. Shiko më pak”, ka shkruar ajo.

Go to TOP