Deschamps publikon listën e Francës për Botërorin 2026, mungojnë disa yje
Trajneri i Francës, Didier Deschamps, ka publikuar listën përfundimtare me njëzet e gjashtë futbollistët që do ta përfaqësojnë vendin në Botërorin 2026.
Në mesin e të ftuarve janë emra të mëdhenj si Kylian Mbappe, Ousmane Dembele, Marcus Thuram dhe William Saliba.
Megjithatë, lista ka sjellë edhe disa mungesa të rëndësishme. Jashtë Botërorit kanë mbetur futbollistë të njohur si Eduardo Camavinga, Randal Kolo Muani, Christopher Nkunku, Kingsley Coman dhe Corentin Tolisso.
Franca do të luajë në grup me Senegalin, Irakun dhe Norvegjinë.
Lista e plotë e Francës për Botërorin 2026:
Portierë: Mike Maignan, Robin Risser, Brice Samba.
Mbrojtës: Lucas Digne, Malo Gusto, Lucas Hernández, Théo Hernández, Ibrahima Konaté, Jules Koundé, Maxence Lacroix, William Saliba dhe Dayot Upamecano.
Mesfushorë: N’Golo Kanté, Manu Koné, Adrien Rabiot, Aurélien Tchouaméni dhe Warren Zaïre-Emery.
Sulmues: Maghnes Akliouche, Bradley Barcola, Rayan Cherki, Ousmane Dembélé, Désiré Doué, Jean-Philippe Mateta, Kylian Mbappé, Michael Olise dhe Marcus Thuram.
