Spitali në Mitrovicë për rastin në Skënderaj: Dy persona kërkuan ndihmë
Spitali i Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë ka konfirmuar se dy persona nga Skënderaj kanë kërkuar ndihmë mjekësore emergjente.
Bëhet fjalë rastin e sulmit fizik ndaj kryetarit të qendrës së LVV-së në këtë qytet, Hysni Mehani, për të cilin ky i fundit dhe LVV e kanë akuzuar kryetarin e komunës së Skënderajt, Sami Lushtaku.
“Të dy personat kanë shenja- lëndime, njëri fizike në fytyrë dhe kokë, kurse tjetri lëndime/gërvishje fizike”, thuhet në njoftim.
Spitali më tej konfirmon se ekipet mjekësore janë duke kryer ekzaminimet e nevojshme mjekësore, përfshirë konsultimet nga ekipet mjekësore të reparteve të tjera. /Kosova.info/
