Prishtina nderon infermierët në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë
Kryetari i Përparim Rama ka bërë të ditur se në Kryeqytet janë organizuar aktivitete të shumta në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, me fokus vlerësimin e punës dhe përkushtimit të infermierëve.
Rama tha se infermierët janë nderuar me mirënjohje si shenjë respekti dhe falënderimi për kontributin e tyre në shërbim të qytetarëve.
Sipas tij, nga Drejtoria e Shëndetësisë janë organizuar ligjërata profesionale, ofrim i shërbimeve dhe këshillave mjekësore për qytetarët në shesh, si dhe eventi qendror kushtuar infermierëve të Kujdesit Parësor Shëndetësor.
“Vazhdojmë të mbështesim profesionistët shëndetësorë dhe të punojmë për kushte sa më të mira në shërbim të qytetarëve”, ka deklaruar Rama. /Kosova.info/
