Ortopedia pajiset me mikroskop për operacione në shtyllën kurrizore

Klinika e Ortopedisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) është pajisur me një mikroskop operativ modern për kirurgji spinale, me qëllim avancimin e ndërhyrjeve në shtyllën kurrizore.

Ky investim, në vlerë prej 468 mijë eurosh, është realizuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe synon rritjen e saktësisë dhe sigurisë gjatë operacioneve të komplikuara.

Sipas njoftimit, pajisja e re mundëson ndërhyrje shumë precize në shtyllën kurrizore, nerva dhe palcë kurrizore, duke përmirësuar ndjeshëm trajtimin e pacientëve që kanë nevojë për operacione spinale.

Autoritetet shëndetësore theksojnë se ky investim përfaqëson një hap të rëndësishëm në modernizimin e shërbimeve kirurgjikale në Kosovë dhe rritjen e cilësisë së kujdesit shëndetësor.

Go to TOP