Gashani pret maratonistin veteran Skënder Gashi: Sporti nuk njeh moshë
Ministri në detyrë i Sportit dhe i Rinisë, Blerim Gashani, priti sot në takim maratonistin kosovar Skënder Gashi, i cili është i renditur në disa rang lista botërore për kategorinë 70+.
Gjatë takimit, Gashi ndau me ministrin fotografi të vjetra nga maratonat ku ka marrë pjesë ndër vite, duke treguar edhe përvojat dhe kujtimet e tij nga garat e ndryshme ndërkombëtare.
Ministri Gashani theksoi se shembujt si ai dëshmojnë se pasioni për sportin nuk njeh moshë dhe se përkushtimi dhe disiplina janë frymëzim për të gjithë. /Kosova.info/
