Hadergjonaj nderon dëshmorët në Deçan: Sakrifica e tyre themel i lirisë

Deputeti i LDK-së, Fadil Hadergjonaj, ka qëndruar sot në fshatrat e Komunës së Deçanit, ku pranë komplekseve memoriale ka bërë homazhe për të rënët e luftës së UÇK-së.

Ai tha se me përulje dhe respekt u kujtuan dëshmorët dhe martirët, të cilët me sakrificën e tyre bënë të mundur lirinë që gëzon sot Kosova. Sipas tij, nderimi i të rënëve është jo vetëm obligim moral, por edhe kujtesë e përhershme për rrugën e vështirë që ka kaluar populli shqiptar.

Hadergjonaj përfundoi duke theksuar se lavdia për të rënët për liri do të jetë e përjetshme. /Kosova.info/


Go to TOP