Betim Abdullahu largohet nga lista e Lidhjes së Prishtinës, do të veprojë si i pavarur në Kuvendin Komunal
Këshilltari komunal i zgjedhur në Kuvendin e Komunës së Prishtina, Betim Abdullahu, ka njoftuar se do ta vazhdojë aktivitetin e tij politik si i pavarur duke u shkëputur nga Grupi i Këshilltarëve Komunal të Listës së Lidhjes së Prishtinës.
Abdullahu, i cili thotë se ka qenë kandidati më i votuar nga kjo listë në zgjedhjet lokale të vitit 2025, ka deklaruar se vendimi vjen si pasojë e mospajtimeve brenda grupit dhe pakënaqësive me politikat e ndjekura nga kjo strukturë.
Ai ka theksuar se angazhimin e tij do ta vazhdojë në Kuvendin Komunal si përfaqësues i pavarur duke u fokusuar në adresimin e çështjeve të kryeqytetit dhe në përfaqësimin e votuesve që i kanë dhënë besimin.
Në reagimin e tij, Abdullahu ka falënderuar edhe bashkëpunëtorët e deritanishëm nga lista duke shtuar se mbetet i përkushtuar për një qeverisje më të mirë lokale. /Kosova.info/
