Akili Vining, MVP i publikut

Basketbollisti i Trepçës, Akili Vining është shpallur MVP i publikut, pas votave të ndjekësve në rrjetet sociale të Federatës së Basketbollit e Kosovës.

Vining shkëlqeu në fitoren e kampionëve në fuqi ndaj Pejës, duke realizuar 24 pikë, 4 kërcime dhe 4 asistime dhe duke qenë një nga lojtarët më vendimtarë në parket.

Performanca e tij është vlerësuar lart nga tifozët, të cilët e zgjodhën si më të mirin e ndeshjes përmes votimit në rrjetet sociale.


Go to TOP