Arrestohet Durim Berisha, shkak statuset në Facebook për një imam të BIK-ut
Durim Berisha, jurist i njohur, është ndaluar për 48 orë nga Policia e Kosovës.
Rastin e ka konfirmuar avokat i Berishës, Ngadhënjim Makolli.
Makolli ka treguar se Berisha u denoncua nga imami i BIK-ut, ndaj të cilit Berisha kishte hedhur disa akuza në disa statuse në profilin personal në Facebook.
“Policia e ka ndaluar për 48 orë klientin tim, Durim Berisha. Ky ndalim vjen pas denoncimit publik në Facebook rreth dyshimeve për keqpërdorim seksual në BIK” – tha Makolli, avokati i Berishës, për Gazetën Politika.
Sipas Makollit, Berisha është denoncuar për ngacmim dhe detyrim. Ai shtoi se nuk ka asnjë element të veprës penale ndaj Berishës.
