Ademi bisedon me Ceferin për zhvillimin e futbollit në Kosovë
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një bisedë me presidentin e UEFA-s, Aleksander Čeferin, ku është diskutuar për zhvillimet aktuale në futboll dhe për mundësitë e avancimit të mëtejmë të futbollit në Kosovë.
“Kënaqësi e veçantë të jem pjesë e Kongresit të 76-të të FIFA-s në Vancouver të Kanadasë, një ngjarje kjo e rëndësishme për të ardhmen e futbollit botëror. Në prag të fillimit të punimeve të këtij kongresi bashkëbisedova me presidentin e UEFA-s, Aleksander Çeferin. Diskutuam për zhvillimet aktuale në futboll dhe mundësitë për avancimin e mëtejshëm të futbollit në Kosovë. Së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm, Markus Weidner, po përfaqësojmë Federatën e Futbollit të Kosovës në këtë kongres, ku do të trajtohen tema kyçe për të ardhmen e lojës sonë”, ka shkruar Ademi. “Angazhimi ynë mbetet i palëkundur për të forcuar pozitën e futbollit kosovar në arenën ndërkombëtare dhe për të ndërtuar ura të reja bashkëpunimi”. /Kosova.info/
