Tragjike në Pejë: Një person humb jetën në vendin e punës

Një rast i rëndë është shënuar të mërkurën në qytetin e Pejës.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi ka konfirmuar për Klankosova.tv se një person ka humbur jetën në vendin e punës.

Gashi tutje theksoi se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipet emergjente, të cilat kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

“Policia është njoftuar se një punëtor derisa ka qenë duke punuar, është lënduar dhe është dërguar në Spitalin Rajonal. Mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet kompetente”, ka thënë Gashi.

Go to TOP