Formacionet zyrtare PSG – Bayern Munchen
Në këtë përballje titanësh për gjysmëfinalen e parë të UEFA Champions League, PSG synon fitoren e 100-të në histori të këtij kompeticioni kundër favoritëve të Bayern Munich, ndërsa Luis Enrique kërkon të bëhet trajneri më i shpejtë që arrin 50 fitore në këtë garë.
Parisienët vijnë në këtë takim si kampionë në fuqi dhe në formë të shkëlqyer me gjashtë ndeshje pa pranuar gol në tetë sfidat e fundit, por përballë kanë një Bayern të pandalshëm që nuk njeh humbje në 19 ndeshje radhazi dhe që ka fituar pesë përballjet e fundit direkte ndaj francezëve.
Formacionet Zyrtare:
PSG (4-3-3): Safonov, Dembele, Doue, Hakimi, Kvaratskhelia, Marquinhos (C), Mendes, Neves, Pacho, Vitinha, Zaire-Emery.
Bayern Munich (4-2-3-1): Neuer, Davies, Diaz, Kane, Kimmich, Musiala, Olise, Pavlovic, Stanisic, Tah, Upamecano.
