“Kostumet Popullore, Identitet Kombëtar” në Bernë

Në Bernë të Zvicrës u dha premiera e filmit dokumentar me tematikë “Kostumet popullore që prezantojnë identitetin kombëtar” si dhe u organizua aktiviteti kulturor nga etnokostumografja Flora Balaj, që solli para publikut një ekspozim të pasur të trashëgimisë kulturore shqiptare, përmes prezantimit të kostumeve popullore nga të gjitha trevat shqiptare.

Në kuadër të programit u shfaq edhe dokumentari “Sfilatë e Kostumeve Shqiptare në Zvicër”, me regji të Llesh Nikollës, i cili u vlerësua për pasqyrimin e ruajtjes dhe promovimit të identitetit kulturor shqiptar në diasporë.

Në manifestim morën pjesë personalitete të rëndësishme të kulturës shqiptare, diplomatë, artistë, profesorë, etnologë,  të cilët e vlerësuan lart organizimin e aktivitetit dhe theksuan rëndësinë e ruajtjes së trashëgimisë kulturore shqiptare jashtë vendit.

Me kumtesa u paraqitën edhe prof.dr.Zymer Neziri dhe Dr.Sibela Alimovska.

Gjatë ceremonisë, me një program të pasur kulturor u shfaq SHKA “Dardania” nga Wintertur.

Në aktivitet u ndanë edhe certifikata mirënjohjeje për regjisorin Llesh Nikolla, nga “Parlamenti Paqësor i Kombit Shqiptar”, në shenjë vlerësimi për kontributin e tij në promovimin e kulturës dhe identitetit shqiptar si dhe për personalitete të tjera kontributdhënëse.

Flora Balaj aty prezantoi edhe dy veshje karakteristike me elemente kombëtare që e pasuruan edhe më shumë këtë aktivitet në kryeqendrën zvicrane.

Go to TOP