Kalon në Kuvend ligji për Lojërat Mesdhetare
Kuvendi i Kosovës ka miratuar ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Shqipërisë për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”.
Deputeti i VV-së, Bylbyl Sokoli ka deklaruar se vota pro për këtë projektligj është votë për sportin dhe arenën ndërkombëtare të Kosovës
Edhe opozita njëzëri ka mbështetur këtë projektligj.
Me 93 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim kaloi ky ligj.
