Vushtrria, kampione në Ligën e Parë

Vushtrria është kampione e Ligës së Parë të Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.

Vushtrriaset e reja e siguruan titullin e kampionit duke i fituar të gjitha ndeshjet, pos njërës në të cilën barazuan. Në kuadër të xhiros së fundit, përkatësisht të 18-të, Vushtrria të shtunën në “Minatori” e mposhti Trepçën me rezultat 46:23.

Vushtrria e ka fituar të drejtën e kthimit në Superligën e Kosovës në hendboll.

Kupën e kampionit, kapitenes së Vushtrrisë ia dorëzoi komesari i garave të FHK-së, Isak Osmani.

Në Ligën e Parë është zhvilluar garë interesante, ndërsa në skenë dolën lojtare të shumta të reja e të talentuara. Gjatë gjithë edicionit me paraqitur është dalluar Vushtrria. /Kosova.info/


Go to TOP