Krerët institucionalë bëjnë homazhe në Prishtinë për Ditën e Dëshmorëve

Në Prishtinë janë zhvilluar homazhe për nder të Ditës së Dëshmorëve, ku përfaqësues të institucioneve dhe partive politike kanë nderuar figurat e rënë për lirinë e vendit.

Para shtatores së Zahir Pajazitit në Prishtinë, në kuadër të shënimit të Ditës së Dëshmorëve, homazhe ka bërë kryetarja e Kuvendit, njëherësh u.d e presidentes, Albulena Haxhiu, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia. Ata vendosën kurora me lule dhe nderuan sakrificën e dëshmorëve që dhanë jetën për lirinë e vendit.

Homazhe kanë bërë edhe deputetë dhe anëtarë të PDK-së.

Gjatë homazheve u theksua përkushtimi institucional për të nderuar veprën e dëshmorëve. 


Go to TOP