ZKA auditon përfshirjen e nxënësve me nevoja të veçanta

Në kuadër të zbatimit të Planit Vjetor të Auditimit 2025/2026, Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka filluar auditimin e performancës me temë: “Përfshirja dhe mbështetja e nxënësve me nevoja të veçanta në shkollat fillore në Kosovë” për periudhën 2022–2025.

Sipas njoftimit të ZKA-së,  ky auditim synon të vlerësojë nëse institucionet përgjegjëse kanë krijuar dhe zbatuar në mënyrë efektive mekanizmat e nevojshëm për mbështetjen e nxënësve me nevoja të veçanta arsimore, si dhe nëse këta mekanizma kanë ndikuar në ruajtjen e cilësisë dhe kohës efektive të të nxënit në klasë.

“Fushëveprimi i auditimit përfshin Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Informacionit, Drejtoritë Komunale të Arsimit në komunat Prishtina, Peja dhe Mitrovica, si dhe disa shkolla fillore në këto komuna. Po ashtu, pjesë e fushëveprimit mund të jetë edhe Inspektorati i Arsimit”, thuhet në njoftim. /Kosova.info/

Go to TOP