Haxhiu pret në takim lamtumirës ambasadorin saudit Hifzi, vlerësohet bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Arabisë Saudite

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, znj. Albulena Haxhiu, priti sot në takim lamtumirës Ambasadorin jorezident të Mbretërisë së Arabisë Saudite për Republikën e Kosovës, z. Faisal Ghazi Ismail Hifzi, me rastin e përfundimit të mandatit të tij diplomatik. 

Me këtë rast, U.D. Presidentja Haxhiu e falënderoi Ambasadorin Hifzi për angazhimin dhe kontributin e tij në avancimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Arabisë Saudite. 

Në takim u vlerësuan marrëdhëniet e mira ndërmjet dy vendeve, si dhe mbështetja e vazhdueshme që Arabia Saudite i ka dhënë Republikës së Kosovës ndër vite. 

Palët riafirmuan përkushtimin për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit në fusha me interes të ndërsjellë, përfshirë zhvillimin ekonomik, investimet dhe partneritetin ndërinstitucional. 

Në përmbyllje, U.D. Presidentja Haxhiu i uroi Ambasadorit Hifzi suksese në angazhimet e tij të ardhshme diplomatike dhe profesionale. /Kosova.info/

Go to TOP