Arsenali ruan epërsinë ndaj Sportingut

Në Londër, Arsenali dhe Sporting CP kanë shkuar në pushim me rrjeta të paprekura (0-0), një rezultat që për momentin u shkon për shtat “Topçinjve” falë fitores 1-0 në ndeshjen e parë (agregati 1-0).

Ndeshja ishte e balancuar dhe me raste të shumta nga të dyja palët, ku Sporting rrezikoi seriozisht me Geny Catamo që goditi shtyllën dhe Pedro Goncalves që humbi një mundësi të artë.

Në krahun tjetër, Arsenali u përpoq të kontrollonte tempunë përmes Rice dhe Zubimendi, me Gyökeres dhe Martinelli që ishin vazhdimisht kërcënues, por mbrojtja portugeze dhe portieri Rui Silva qëndruan të pamposhtur në këtë pjesë të parë tejet intensive.


Go to TOP