Hoxha: Vëmendje e veçantë për situatën e shqiptarëve në Serbi
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka zhvilluar sot një takim të përzemërt me deputetin e vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, si dhe me kryetarin e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve, Enkel Rexhepi.
Në këtë takim, Hoxha vlerësoi rolin përfaqësues të Kamberit, duke e cilësuar si një zë të fortë të shqiptarëve në Parlamentin e Serbisë, pavarësisht se është i vetëm.
“Nënvizova vëmendjen e veçantë me të cilën Qeveria shqiptare dhe Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ndjekin situatën e shqiptarëve në Serbi, si dhe përkushtimin e palëkundur për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të tyre, në përputhje me standardet evropiane dhe ndërkombëtare.
Ai nënvizoi gjithashtu angazhimin e përbashkët të Kamberit dhe Rexhepit për adresimin e çështjeve që prekin komunitetin shqiptar në Luginën e Preshevës, përfshirë edhe përfaqësimin e tyre në forume ndërkombëtare.
“Do të vijojmë të bashkëpunojmë ngushtë me të gjithë përfaqësuesit zyrtarë të shqiptarëve në tri komunat atje, si dhe me partnerët tanë ndërkombëtarë, për të adresuar sfidat me të cilat përballen shqiptarët atje dhe për të garantuar respektimin e të drejtave të tyre për dinjitet, barazi dhe zhvillim.”
Në një reagim në rrjetet sociale, ministri Hoxha theksoi se Qeveria shqiptare dhe Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ndjekin me vëmendje të veçantë situatën e shqiptarëve në Serbi dhe janë të përkushtuar për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të tyre, në përputhje me standardet evropiane dhe ndërkombëtare.
“Respektimi i të drejtave të shqiptarëve në Serbi – përfshirë identitetin kombëtar, gjuhën, kulturën, përfaqësimin e drejtë dhe zhvillimin ekonomik – mbetet një element thelbësor në ecurinë e marrëdhënieve dypalëshe me Serbinë,” u shpreh Hoxha.
Ai shtoi se Shqipëria do të vijojë të bashkëpunojë ngushtë me përfaqësuesit zyrtarë të shqiptarëve në tri komunat e Luginës së Preshevës, si dhe me partnerët ndërkombëtarë, për të adresuar sfidat e komunitetit shqiptar dhe për të garantuar respektimin e të drejtave të tyre për dinjitet, barazi dhe zhvillim. /Kosova.info/
Një takim i përzemërt sot me deputetin e vetëm shqiptar në Parlamentin e #Serbisë, Shaip Kamberi, si dhe me kryetarin e #Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve, Enkel Rexhepi.
— Ferit Hoxha🇦🇱 (@HoxhaFer) April 15, 2026
Vlerësova rolin përfaqësues dhe kontributin e z. Kamberi, i cili, edhe pse i vetëm, është një zë i fortë i… pic.twitter.com/nKbC6fymgI
