Osmani për vdekjen e Eliot Engel: Kosova humbi një mik të madh dhe zërin e saj në SHBA
Ish presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur pikëllimin e thellë për ndarjen nga jeta të ish-kongresistit amerikan Eliot Engel duke e cilësuar atë si një mik të rrallë dhe të pazëvendësueshëm të Kosovës.
Osmani theksoi se Engel ishte shumë më tepër sesa një përkrahës i zakonshëm i Kosovës, pasi sipas saj, ai e donte popullin e Kosovës me gjithë zemër dhe qëndroi pranë vendit në çdo sfidë dhe sukses.
Ajo kujtoi se gjatë takimeve ndërkombëtare, liderë të shumtë i kishin treguar se Engel kishte ndërhyrë personalisht për të siguruar njohjen e Kosovës nga shtetet e tyre, madje disa prej tyre kishin marrë vendime pikërisht për shkak të premtimeve që i kishin dhënë atij.
“Eliot Engel ishte zëri ynë në Kongresin amerikan dhe përtej tij,” u shpreh Osmani duke shtuar se ai nuk e ndali asnjëherë mbështetjen për Kosovën, edhe në periudha të vështira shëndetësore.
Në fund, presidentja nënvizoi se kujtimi i tij do të mbetet i përhershëm në zemrat e qytetarëve të Kosovës duke e falënderuar për kontributin e jashtëzakonshëm ndër vite. /Kosova.info/
