Vance: ShBA do t’i shtrijë dorën Iranit nëse vepron me mirëbesim
Zëvendëspresidenti i ShBA-së, JD Vance, ka deklaruar se ShBA është e gatshme të “zgjas dorën hapur” nëse iranianët veprojnë “me mirëbesim”.
“Ne mezi presim negociatat”, tha ai para se të hipte në aeroplan. Megjithatë, ai shtoi se nëse ata “përpiqen të na mashtrojnë”, SHBA-të nuk do të jenë të hapura, shkruan BBC.
Presidenti i ShBA-së Trump i ka dhënë atij udhëzime për diskutimet, tha ai.
