Vuçiq e pret emisarin Sorensen në Beograd, pretendon se ka “diskriminim” ndaj serbëve në Kosovë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka pritur emisarin evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Peter Sorensen.

Këtij të fundit, sipas tij, ia ka kumtuar “diskriminim e dukshëm në shumë fusha të jetës” për serbët e Kosovës, sipas kjomunikatës të shkruar për media.

“Kam përsëritur se angazhimi i fortë dhe i vazhdueshëm i BE-së është thelbësor për të parandaluar aktivitete të tilla dhe për të siguruar që asnjë veprim të mos ketë për qëllim pengimin e dialogut, por, përkundrazi, krijimin e kushteve për zhvillimin e tij të qetë dhe konstruktiv”, shkroi Vuçiq në rrjetet sociale.

Go to TOP