Fitore bindëse për Kastriotin e Besa Famgasin
Kastrioti e Besa Famgasi i kanë fituar bindshëm ndeshjet e xhiros së 25-të të Superligës së Kosovës në hendboll.
Kastrioti të shtunën në Ferizaj fitoi ndaj Trepçës me rezultat 50:25. Felippe Teixeira u shqua me efikasitet, përkatësisht me 11 gola. Shtatë i realizoi Ledri Mustafa. Te mitrovicasit u dallua Amar Mujka me nëntë gola.
Ndërkohë Besa Famgas fitoi 63:22 në udhëtim ndaj Vushtrrisë.
Ilir Istrefaj me 13 gola dhe Ahmed Khamis me 12 u dalluan tek ekipi pejan.
Oltion Shabani i shënoi tetë për Vushtrrinë.
Kastrioti është lider me 46 pikë. Besa Famgas renditet e treta me 37 pikë, por me një ndeshje më pak të luajtur. Trepça është e gjashta me 16 pikë nga 24 ndeshje, ndërsa Vushtrria e fundit, pa pikë.
Të dielën janë ndeshjet Prishtina – Llapi dhe Rahoveci – Vëllaznimi.
Në Superligën e hendbollisteve të shtunën u luajt një ndeshje e xhiros së 16-të. Në kryeqytet Prishtina fitoi ndaj Ulpianës (70:27). /Kosova.info/
