Arsim e Erdoan Vitaku e drejtuan ndeshjen e rëndësishme evropiane

Garat në kupat evropiane në hendboll po hyjnë në fazën më të rëndësishme.

Në Ligën Evropiane për hendbollistë, që është niveli i dytë kontinental, janë luajtur ndeshjet e para të plejofit, përkatësisht të një të tetës së finales.

Dhe prezantim në këtë fazë ka pasur edhe Federata jonë me çiftin e gjyqtarëve Arsim e Erdoan Vitaku.

Të martën dyshja Vitaku e ka drejtuar me sukses ndeshjen mes Montpellierit të famshëm francez dhe skuadrës norvegjeze Elverum.

Fitore me rezultat 36:24 shënoi Montpellieri.

Drejtimi i kësaj ndeshje nga dyshja Vitaku tregon besimin që EHF-ja ka në zyrtarët tanë të ndeshjeve. /Kosova.info/


Go to TOP