Bora bllokon rrugën Pejë-Kullë-Rozhajë për kamionë
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar bën të ditur se, rruga Pejë – Kullë – Rozhajë dhe anasjelltas, për shkak të reshjeve të borës, është aktualisht e pakalueshme për kamionë.
Ndërkohë, për automjetet e udhëtarëve, kalimi lejohet vetëm me pajisje dimërore.
“Ju njoftojmë se rruga Pejë-PKK Kullë-Rozhajë dhe anasjelltas nga reshjet e borës është e pa kalueshme për kamionë ndërsa për automjete të udhëtareve të domosdoshme janë pajisjet dimërore.”- thuhet në njoftim. /Kosova.info/
