Arifi në Konferencën e Sekretarëve të Përgjithshëm në Lisbonë

Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Muhamet Arifi, po qëndron në Libsonë të Portugalisë, ku po merr pjesë në Konferencën e 15-të të EHF-së për Sekretarët e Përgjithshëm të federatave nacionale të hendbollit.

Në këtë konferencë të rëndësishme është diskutuar për tema të ndryshme, kryesisht për Master Plan dhe për projektin “Grassroots”.

Është diskutuar gjithashtu për sistemin garues të ngjarjeve të ardhshme, e po ashtu për veprimet lidhur me mediat dhe promovimin e Euro 2026 për hendbolliste.

Qëndrimin në Lisbonë, Arifi e ka  shfrytëzuar edhe për takime të shumta me homologë nga federata të tjera nacionale të hendbollit.

Muhamet Arifi është takuar edhe me drejtues të EHF-së me të cilët ka diskutuar kryesisht për projeket e zhvillimit dhe punën me gjenerata të reja. Po ashtu mori pjesë në “workshopin” për kualifikimet për Euro 2028, shorti i të cilave u tërhoq të enjten mbrëma. /Kosova.info/


Go to TOP