Xhiroja e 15-të, derbi në Banjë
Istogu – Samadrexha është njëra prej dy ndeshjeve që zhvillohen të dielën nga ora 18:00.
Njëkohësisht është derbi i xhiros së 15-të të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.
Takohen kampioni në fuqi, Istogu, dhe liderja e klasifikimit, Samadrexha.
Ndeshja zhvillohet në palestrën “Dresha” në Banjë. Samadrexha udhëton për ta vazhduar serinë prej 12 fitoreve. Ndërkohë Istogu e kërkon fitoren e dhjetë dhe po ashtu ta ndalë serinë e samadrexhaseve.
Istogu është i katërti me 17 pikë, shtatë më pak se Samadrexha.
Të dielën prej orës 18:00 është edhe ndeshja në mes të Terezës e Shqiponjës.
Nga ora 15:00 në Lipjan takohen Ferizaj e Ulpiana.
Xhiroja hapet me ndeshjen e së shtunës mes Prishtinës dhe Besës. Kjo ndeshje fillon në ora 19:00.
Java e 15-të është edhe në Ligën e Parë.
CLICK – Jusuf Gërvalla (16:00), Vushtrria – KEK-u (13:00), Prizreni – Dukagjini (17:30) janë ndeshjet e së shtunës. Të dielën prej orës 11:30 është takimi Vëllaznimi – Vjosa.
