Në Ferizaj derbi i madh i Superligës

Kastrioti – Besa Famgas është derbi i radhës i madh i Superligës së Kosovës në hendboll.

Dy skuadrat me pretendime maksimale, Kastrioti e Besa Famgas, takohen të shtunën nga ora 20:00 në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj.

Kastrioti është lider i klasifikimit me 40 pikë, dy më shumë se Rahoveci i vendit të dytë.

Ndërkohë Besa e Pejës është e treta me 34 pikë, por me një ndeshje më pak të luajtur.

Ndeshjet e kaluara mes këtyre dy skuadrave sollën rivalitet dhe hendboll cilësor. Kështu pritet të jetë edhe të shtunën. Ndërkohë pritet edhe numër i madh tifozësh.

Po të shtunën janë edhe ndeshjet Vushtrria – Llapi (16:30) dhe Rahoveci – Prishtina. Kjo ndeshje zhvillohet në kryeqytet prej orës 15:00.

Xhiroja mbyllet me ndeshjen Trepça – Vëllaznimi, që luhet të dielën nga ora 18:00.

Në Ligën e Parë në program është java e dhjetë.

Të shtunën nga ora 15:00 takohen Ulpiana e Deçani. Të dielën janë dy ndeshje të tjera: Drenica – Istogu (18:00) dhe Drita – Prizreni (16:00, Kamenicë). /Kosova.info/

Go to TOP